Dua Lipa ua bën ‘8 me 2’ të gjithëve, sapo preku majat e suksesit: Shpallet artistja e treta më e dëgjua

Megjithëse është vetëm 24 vjeç, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur “të sundojë” botën dhe të bëhet emri më i komentuar në botën e muzikës.

Talenti dhe puna e saj kanë folur vetë, ndaj sukseset e Duas nuk kanë të numëruar. Madje, këngëtarja vazhdon të na bëjë krenarë çdo ditë e më shumë dhe tashmë ka zënë një fron në muzikë, nga i cili nuk e luan dot askush.

Siç ka treguar edhe vetë në një postim në InstaStory, Dua është tashmë artistja e tretë më e dëgjuar në botë dhe artistja e parë femër më e dëgjuar.

Brenda një muaji, këngëtaren shqiptare e kanë dëgjuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe suksesi flet vetë.

Ajo ka shprehur lumturinë e saj në Instagram, duke shkruar “woweeee” krahas fotos së ripostuar, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *