Leonora Jakupit i duken shumë 10 euro të taksës në ‘Rrugën e Kombit’

Qytetarët e Kosovës nuk u pajtuan asnjëherë vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”, përderisa vazhdimisht thonë se tarifat janë të larta, pavarësisht të drejtës së tyre për vendosjen e taksës.

Vendimi me të cilin shtetasit e Kosovës obligohen të paguajnë taksë prej 10 euro për çdo vajtje-ardhje nga Shqipëria, ka bërë që të ketë reagime nga më të ndryshmet lidhur me këtë çështje.
E e fundit është këngëtarja Leonora Jakupi, ajo e cila është ankuar për taksën në Rrugën e Kombit.

“10 euro vajtje-ardhje, nuk o lirë Bile të isha la në det” ka shkruar Jakupi përmbi një fotografi të cilën e publikoi në ‘Storyn’ e saj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *