Vajza e artistit shqiptar kualifikohet në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

Vajza e vetme e artistit shqiptar, Robert Aliajt, Gala, ka konkurruar në konkursin e famshëm në Belgjikë “The Voice Kids”.
Falë talentit të saj, ajo ka arritur të kalojë të gjitha fazat dhe tashmë është kualifikuar në natën finale të konkursit.

Lajmin e ka dhënë babai i saj, Roberti i cili ka ndarë një pjesë të performancës së vajzës së tij, që e ka bërë të ndihet si në qiellin e shtatë.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale”- shkruan Roberti krahas postimit për të bijën.

Gala është bërë e njohur që herët për publikun shqiptar dhe na ka prezantuar vite më parë me talentin e saj në muzikë, kur performoi me të atin në “Dance with me Albania.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *