Ibrahimovic zbulon foto të rrallë me gjyshin e tij: “Rrënjë Ballkani” (FOTO)

Zlatan Ibrahimovic ka lindur në Malmo, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Jugosllavia për në Suedi, babai i Zlatan ishte nga Bosnja ndërsa e ëma nga Kroacia, por që pas lindjes së Ibrës, në moshën dy vjeçare, ata u divorcuan.

Zlatan kaloi një fëmijëri të ndryshme pasi që ishte emigrant, ai ishte i varfër dhe në shkollën që ka ndjekur të gjithë e kanë ngacmuar për shkak të hundës së gjatë, por ai zakonisht shkonte në shkollë vetëm për të ngrënë falas, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.

Ai postoi një fotografi të rrallë me gjyshin e tij, në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Rrënjë Ballkani”.

Karrierën profesionale e filloi te skuadra e Malmo, i cili debutoi në vitin 1999, e ngriti klubin suedez nga kategoria e dytë në atë të parën, pastaj u transferua të gjiganti holandez Ajax, me të cilët fitoi dy tituj.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në shumë skuadra të ndryshme si, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

39-vjeçari ketë vit është duke kaluar një sezon fantastik, i cili në pesë ndeshje të zhvilluara ka shënuar tetë gola, duke i ndihmuar skuadrës së Milanit të jetë në krye të renditjes në Seria A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *