E kishte mbajtur të fshehur, fejohet Renato Mekolli dhe zbulon për herë të parë partneren

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, por gjërat mes tyre janë mëse serioze.

Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.

Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë. Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *