Ditët e fundit, emisioni ‘Përputhen’ është kthyer në një nga më të diskutuarit, pasi u zbulua lidhja jashtë kamerave mes dy konkurentëve, Tea dhe Bearti.
Lidhur me këtë emision ka reaguar edhe reperi i njohur, Stresi, i cili e ka cilësuar si një turp.
Përmes një postimi në Instagram, ai thotë se ‘Përputhen’ nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve.
Sipas Stresit, thjesht po i tregon brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër.