Granit Xhaka baba për herë të dytë, emri i veçantë që pagëzuan vogëlushen

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë mirëpritur në jetë një tjetër vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Laneya. Ka qenë vet futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një foto me vajzën e porsalindur në Instagram.

“Unë më nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani i kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021″, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndërkohë urimet e shumta nga ana e ndjekësve dhe një pjesë e mirë e emrave publikë nuk kanë munguar për çiftin e njohur.

Leonita dhe Graniti janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *