Mc Kresha lë muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar?

Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se Mc Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.

Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *