Adriana e krahason lidhjen e saj me Keith me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Aktorja e njohur shqiptarë njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, lidhjen e saj me Keith Owen Groeneveld, e ka krahasuar me atë të profetit Muhammed Alejhi Selam me Hatixhën, njofton Klan Kosova.

Këtë krahasim e bëri për shkak të diferencës në moshë që ka me të dashurin afrikan, njësoj sikur që e kishte Muhammed-i me Hatixhën.

Adriana nuk hezitoi të replikonte madje i shpjegoi komentueses se profeti Muhammed Alejhi Selam edhe pse e kishte gruan më të vjetër në moshë, kishte jetë të lumtur bashkë.

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *