Gold Ag, bën veprimin e papritur pas kritikave rreth fotos duke falur namazin

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.

Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.

Gjatë ditës së djeshme, Gold AG publikoi një fotografi teksa shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin, veprimi i tij nxiti shumë kritika nga njerëz të cilët vlerësonin se ritet fetare duhet të kryhen në privatësi, e jo të postohen në rrjete sociale.

Pas këtyre reagimeve, Gold Ag ka zgjedhur që të heqë nga instagrami i tij të gjitha fotot që kishte shpërndarë e ku miqtë e kishin etiketuar duke e falur namazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *