“Salt Bae” kërkon kuzhinier të ri, mishin e shet 1000 euro ndërsa paga që ofron është…

Salt Bae, me restorantin e tij në Londër, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kritikave javët e fundit. Fillimisht ishin çmimet e larta 700 £ për një biftek dhe më pas restoranti luksoz u akuzua për fshirjen e komenteve negative të klientëve.

Por tani restoranti luksoz i të famshëve po kërkon një kuzhinier të ri dhe paga për këtë punë është e njëjtë me çmimin e një pure patatesh në menunë e tij.

Dega në Mbretërinë e Bashkuar e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gökçe premton një ‘rrogë konkurruese’ për aplikantët. Kështu nëse keni arritur të merrni statusin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni 12-13,50 £ në orë, plus bakshish.

Sipas Glass Door, paga mesatare për një Chef de Party në Londër është 22,078 £ e cila kur ndahet në tarifën për orë është 11 £ të paktën 1 £ më pak se sa ofron ndërtesa e Salt Bae.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *