Motra e Sarës i reagon ashpër Fifit, pasi këngëtarja nga Kosova e bëri të qante kur i tregoi se është puthur me Dj PM

Ditën e sotme Dj PM i ka treguar Donaldit, Dj Dagzit dhe Fifit se Sarah Berisha e ka puthur mbrëmë.

Për këtë, këngëtarja nga Kosova e ka pyetur edhe vetë Sarën, e cila i ka treguar të vërtetën, ndërsa Fifi ka shpërthyer keq ndaj saj, duke i thënë se ajo po luan me këtë pjesë.

Sarah Berisha filloi të qante në zë, duke thënë se nuk po luan me askënd dhe nuk e kupton pse të tjerët duhet të përzihen në punët e saj.

Për këtë ka reaguar nga jashtë edhe motra e Sarës, Ditea e cila është kthyer kundër Fifit.

Në një postim të bërë në Instagram ajo ka shkruar se atëherë ata aty duhet të mos puthen se mërzitet Fifi.

“Dmth të mos puthemi më se na mërzitet Fif, Wow, Shko o Fifi gjejë shoqet”, ka qenë reagimi i motrës së Sarës, Diteas./Reporteri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *