E quajtën ‘të sëmurë mendore’, Fifi flet për herë të parë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

Ditën e djeshme Fifi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” për t’u kujdesur për veten nga ana shëndetësore. Sonte ajo ishte në studio krah Arbana Osmanit, ku foli për herë të parë pas daljes.

Këngëtarja tha se ka filluar të kujdeset për shëndetin e saj mendore dhe u ndal te komentet negative që ka lexuar për veten, të tilla si “ka probleme psikike”.

Fifi u shpreh se këto komente kanë lënduar jo vetëm atë, por dhe familjarët dhe njerëzit që e njohin.

“Brenda është energji shumë tensionuese, ka shumë gjëra negative, 5 ditët e fundit kam qenë shumë keq.

Kam kërkuar dhe psikolog brenda dhe ma kanë sjellë. Fifi ka filluar të kujdeset për shëndetin e saj mendor për të gjithë ju që më akuzuat se kam probleme psikike, kjo është gjë e shpifur që keni thënë.

Përveç meje, keni lënduar babën, mamin tim, familjen, shtëpinë ku unë punoj, shoqërinë e të gjithë ata që m’i dinë emocionet e shpërthimet.

E më mirë se ata nuk mundet me thënë njeri se sa e çmendur është Fifi. Dua t’i kërkoj falje publike publikut”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *