Diplomacia e Monikës: pse budallaqe jam unë të zihem me Antonelën? Nuk ia jap atë kënaqësi

Në një pikë të marrëdhënies së tyre, Monika u duk sikur po e mbante afër Antonelën, por nuk na e kishte marrë mendja se Monika po zbatonte atë thënien e njohur “mbaje afër mikun por më afër mbaj “armikun.”

E sqaroi sot duke bërë grimin me vajzat. Monikës po i kruhej hunda dhe njëra nga vajzat i thotë “do zihesh me Antonelën.”

Monika i a kthen “pse budallaqe jam unë të zihem me Antonelën?” Një fjali që tregon shumë qartë se si e mendon Monika për Antonelën.
Zgjuarsi, diplomaci apo të dyja bashkë nga ana e Monikës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *