Naim Abazi ‘ngacmon’ Eni Shehun, Rudina Magjistari nuk e ‘lë rehat’ këngëtarin

Viti 2021 ka qenë mjaft i zënë për Eni Shehun, sidomos me programin e përditshëm “Love Story Talk” në Tv Klan ku moderatori përballet me betejën e vazhdueshme të dashurisë. Por, i ndodhur në një program dashurie, mes vajzave të bukura, a ka dikë Eni në jetën e tij?

Kjo pyetje duket se nuk na ka ngacmuar vetëm ne, por edhe këngëtarin Naim Abazi, një tjetër nga të ftuarit në “Rudina”. Pyetja e tij u pasua nga ngacmimi i Rudina Magjistarit e më pas nga të qeshurat dhe fjalët e të ftuarve, si dhe pyetja gazmore e vetë Eni Shehut.

Naim Abazi: Kam vetëm një dilemë. Më të bukurën e ke ndarë për vete apo po i selekton?Rudina Magjistari: Kush është më e bukura Naim?
Mihrije Braha: Ah, është duke zbuluar ky.
Gjergj Leka: Ah, çke për të hequr gjithë rrugës.


Mihrije Braha: Do ta fal meqë është 1 Janari.
Naim Abazi: Tytën e topit e ktheu Rudina nga unë, por e kisha fjalën…Eni Shehu: Kush të pëlqen ty që mos ta ndaj më vete?Naim Abazi: Mihrija, Mihrija, iku mbaroi ajo.

Mihrije Braha: Shpëtoi.Naim Abazi: Veç ki kujdes se duke thënë “këtë jo, atë jo” një ditë do ngelesh pa asnjërën.Eni Shehu: Sezonin tjetër./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *