Në emisionin “Ftesë në 5”, ishte i ftuar kompozitori i njohur Agim Krajka, i cili foli për koncertin gala, që do mbahet shumë shpejt me titull “Të gjithë e duan Krajkën”.
Sapo hyri në studion e emisionit, kompozitori nisi të komplimetojë moderatorin Bieta Sulo, duke i thënë se i kishte vënë kush produksionit për të dhënë intervista te moderatoret më të bukura.
Gjatë intervistës Bieta i kërkoi Krajkës të përshëndesë e puthë gruan, por ai nuk i pranoi duke u shprehur se duke pasur Bietën afër, s’ka pse të puthë gruan.
“Për mua është kënaqësi e madhe që marr gjithë këto komplimente prej teje’, tha Bieta.
“Merr të puthurat, lëri komplimentet’, tha Krajka.
“Unë do të doja ndonjë kompozim. Po të bëje ndonjë kompozim, ndonjë këngë po, kjo është sfida’, ia ktheu moderatorja.
“Do vish ti të më puthësh mua pastaj për kompozimin tim”, i tha Krajka.
‘Unë do të të falenderoj pastaj”, u shpreh Bieta.
‘Epo, falemiderit për faleminderit”, ia ktheu kompozitori./E.B-dritare.net