Afrona uroi Tarën për ditëlindje,Teuta i thote ” kjo eshte vajza ime ti nuk ke nevoje me (Foto)

Sot, vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit po feston 9 vjetorin e lindjes.Urimet e shumta për të padyshim që kanë ardhur nga dy njerëzit e saj më të shtrenjtë.

“TARA MUHARREMI. Urime ditlindjen bija ime.

Dashuri, Emocion, Ngrohtesi, Intelegjence gjitha keto ti mi dhuron mua dhe te gjithe njerezve qe i ke rrethe teje. Por gjeja qe une e vecoj pak ma shume se tjerat vyrtyte tua eshte, qe ti nuk je egoiste por je perplot jete dhe kujdes ndaj tjereve. Karakteri qe ti ke formuar eshte krenari dhe bekim nga Zoti.

Do te jem Bab dhe Shok i yti per sa te kem jete. Kurse ti dije qe, kur te vine momentet e nderlikuare ne jete, mundesh gjithmone me thirr babin dhe babi rregullon gjithcka.Te Dua ma shume se vet jeten, gjithmone do te jem SUPER BABI per ty ❤️”, ishte urimi i Bleros për Tarës.

Gjithashtu, nuk mungoi edhe urimi i Teutës, e cila e quan kryevepër Tarën.“Tara jem, drita e syve të mi, sot është data më e dashur e jetës sime, dita e lindjes tënde.

Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, më e rëndesishmja vepër që e kam bërë në jetë.

Ti je kryevepra ime. Jam krenare pafund me ty. Mirësia qe ti e shpërndan cdo ditë, pozitiviteti yt dhe mënyra jote për ta parë gjithmonë anën e mirë te të tjerët, humaniteti yt, por mbi të gjitha dashuria që ti na dhuron cdo ditë, na mëson se krejt cka na nevojitet në jetë për të qenë të plotësuar dhe të lumtur është të kemi shëndetin dhe dashurinë e njëri tjetrit.

Shpirti i mamit, Urime ditëlindja e 9-të.

Pac shëndet, dashuri të pakusht, gëzime të pafundme, lumturi të pakufishme, mbarësi në cdo aspekt të jetës dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat tua. Pac bekimin e Zotit. Të don mami pakufi ❤️❤️❤️ të don Kaia dhe Astro shumë dhe e gjithë falmilja “, shkroi Teuta Krasniqi.

Gjithashtu, urimi nuk mungoi as nga e dashura e Bleros, Afrona Dika e cila madje u shpreh se Tara është bërë vajzë kaq e mirë falë dy prindërve të saj. Këtij mesazhi të Afronës, iu ka përgjigjur vet Teuta Krasniqi e cila ka falenderuar atë për fjalët e mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *