Milot Rashica vjen me një rrëfim ekskluziv këtë të diel në emisionin n’Kosovë Show

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, njëherit edhe i klubit të madh gjerman Werder Bremen, Milot rashica, këtë të diel vjen më një rrëfim ekskluziv në emisionin n’Kosovë ShoW te Shpetim Desku, raporton Korrespodenti.

Rashica, një lojtar i klasit botëror, me prejardhje nga Vushtrria, tashmë është shndërruar në hero i ndeshjeve të fundit për përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2020”.
Ai, poashtu, këtë edicion, me plotë meritë është edhe heroi i tifozëve të Werder Bremenit, duke shënuar gola spektakolar pothuajse në çdo ndeshje.

Edicionin e kaluar futbollisti e mbylli me 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ku arriti të shënojë 12 gola si dhe të ndihmojë bashkëlojtarët e tij me gjashtë asistime.
Këto paraqitjet e mira të tij në fushën e gjelbërt kanë rënë në sy të medieve botërore.

Vlera e tij sipas Transfermarkt.com, kap shifrën e 20 milionë eurove. /Korrespodenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *