Aktorja turke me pushime në jug: E dua Shqipërinë (FOTO)

Aktorja e famshme turke, Farah Zeynep Abdullah, ndodhet prej disa ditësh me pushime në jugun e Shqipërisë. E njohur mes të tjerash në për rolin e Suras në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura” si dhe të Princeshës Farja në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Aktorja 29-vjeçare ka zgjedhur ujërat e kristalta të detit Jon në vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve të kësaj vere.

Bashkangjitur një fotoje postuar në Instagram, Abdullah shkruan “Unë e dua Shqipërinë”. Në foto shfaqen tre fëmijë që hidhen në det nga një shkallë.

Komenti që shkruan “qenka supershkallë”, aktorja i përgjigjet se ishin shumë ndryshe, por nuk e kishte kuptuar se si ato shkallë kishin përfunduar aty.

Po ashtu, aktorja ka postuar edhe disa “story” në Instagram me pamje nga Orikumi dhe Ksamili.

View this post on Instagram

#leica #ilovealbania

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *