Ky është artisti i vetëm shqiptar që mori çmim nga YouTube

Dj Drop G është artisti i vetëm shqiptar që mori çmimin “Gold Play Button” nga YouTube. Artisti i rritur dhe i lindur në Kosovë, arriti 1 milion ndjekës në YouTube dhe me këtë arriti të rrëmbejë çmimin “Gold Play Button”.

LEAF Management, menaxhmenti i Dj Drop G, thekson se këtë çmim kanë arritur ta marrin labela dhe kompani të tjera, mirëpo në dallim Drop G përfaqësohet i vetëm si individ dhe jo si grup në arritjen e këtij çmimi.Po ashtu thekson se flitet vetëm për artistë që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *