Kush është princi që ia mori zemrën Leonorës?! (FOTO)

‘Eh princi’ i Leonorës! Leonora Jakupi është një ndër emrat që për vite ka pushtuar showbizin shqiptar. Pas skandalit me Adelina Ismajlin, me të cilën thuhet se u ndeshen fizikisht, artistja u mundua maksimalisht që jetën private ta ruajë me fanatizëm, megjithëse një gjë e tillë ishte pothuajse e pamundur.

Një femër aq elegante dhe e bukur, e cila ka pranuar që nuk ka asnjë operacion plastik, padyshim që do të ishte ëndrra e çdo mashkulli.

Por, artistja ia dha zemrën dikujt, ajo nuk është më beqare! Një gjë të tillë së paku e deklaroi ajo në disa intervista, por këtë vit e konfirmoi lidhjen e dashurisë. Ajo u shpreh se nuk kanë ndonjë plan për dasmë, ndonëse dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer.

Artistja foli edhe rreth planeve për fëmijë, e sheh veten si nënë me shumë fëmijë, transmeton rtv21.tv Ani pse këngëtarja nuk ka publikuar ende ndonjë fotografi me të dashurin, fansat janë shumë kurreshtarë ta dinë se kush është princi të cilin ajo po e kërkonte tash e sa kohë.

Këtë vit artistja ishte tejet e përkushtuar në jetën private, duke e lënë anash jetën profesionale. 40-vjeçarja ka publikuar vetëm një projekt solo, ndërsa dy bashkëpunime erdhën për festat e fundvitit. “A m’ke harru” është projekti i saj solo, që e ka publikuar në korrik të këtij viti dhe numëron mbi 1 milion klikime.

Artistja dukej tërësisht elegante në klipin e këngës. Ndërsa për fundvit solli bashkëpunimin me artistin e madh të skenës, Sabri Fejzullahun.

“Simpatia e shkollës”, mban titullin bashkëpunimi i tyre, që erdhi në kuadër të xhirimeve të vitit të ri. Ky projekt numëron mbi 1 milion e gjysmë klikime. Po ashtu këngëtarja e njohur solli edhe këngën “Ke gabu”, në bashkëpunim me Bleron. Përveç projekteve paraprake, Leonora solli potpuri me Ylli Demajn në kuadër të xhirimeve të vitit të ri./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *