Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti i organizojnë një festë si në përralla

Këtë të Premte vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee ka festuar ditëlindjen. I pari që e uroi publikisht ishte Roberti i cili shprehej se falë saj ka kuptuar sa e bukur është jeta.

Dyshja kanë bërë më të mirën për vogëlushen e tyre në ditën e saj të veçantë duke i organizuar një festë përrallore. Si Nora ashtu dhe Roberti kanë publikuar në Instastory pamje nga festa, duke zbuluar dekorin dhe dhuratat.

Në sy bien posterat me princeshat e Dinsey-t, lulet, torta dhe dhurata që prindërit i kanë bërë Renees, e cila është veshur me një fustan të bukur të bardhë. Ato i kanë dhuruar një makinë lodër me të cilën vogëlushja ka shëtitur buzë pishinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *