Pas 6 javësh përgatitje, Eurovision po transmetohet këto momente në platformën online për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Finales së Festivalit Evropian të këngës përveç 41 konkurrentëve, sot do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara.
Ky lloj formati është quajtur Europe Shine A Light dhe pritet që kjo mbrëmje të jetë plot surpriza.
Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.
Zvicrën po e përfaqëson shqiptari, Gjon Muharremaj.
“Europe Shine A Light”, pritet që mbrëmjen e sotme të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues.