Është fejuar një ditë më parë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi.
Ai ka organizuar një ceremoni ku kishte të ftuar njerëz të afërm të çiftit, si dhe shokët e skuadrës kuqezi Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi.
Anësori Roshi duket se nuk është kursyer aspak në dhuratat që i ka bërë të dashurës së saj.
Ai ka dhuruar partneres së tij, Silvi, një unazë të çmuar prej 20 mijë eurosh dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.
E pavarësisht gëzimit të tij, futbollisti i kombëtares dhe të ftuarit e tjerë kanë neglizhuar vendimet e qeverisë për të ndaluar organizimin apo tubimet në publik duke përfshirë dhe dasmat apo dhe gëzimet e tjera familjare për shkak të situatës serioze në vend që ka shkaktuar koronavirusi, shkruan “PanoramaSport”.