Takim me Skënderbeun? Këngëtarja e njohur: Na ruaj se na pushtuan! Loja që për pak e mbyti LIVE!

“5 minutat e Soni Malaj” vunë nën “presion” këngëtaren gjatë emisionit ABC e Pasdites . Pyetje nga më të ndryshme të bëra nga moderatori Ermal Peçi bënë që Soni Malaj të tregonte se me cilin këngëtar të huaj do të flirtonte.

“Nëse do të isha më e re ndoshta do të flirtoja me Justin Biber”.

Gjatë intervistës ajo është vënë në situatë hipotetike nga moderatori , pasi është pyetur se çfarë do t’i thoshte Skënderbeut nëse do ta takonte.

“ Do ta komplimentoja… Përveç kureshtjes për mënyrën e jetesës do t’i thoja vazhdo na ruaj se na pushtuan “.

Po pandemia si ishte për të? Soni Malaj tregon për ABC e Pasdites se nuk ka qenë e fokusuar tek punët e shtëpisë, paçka se nëna e saj ende e kritikon. Shumë të qeshura dhe momente pikante solli loja Mashmalloë në studio. Duke shijuar disa prej tyre, me gojën plot, ajo duhet të gjente titujt e këngëve sugjeruar nga Ermali. Zbuloni më shumë nga video e plotë me Soni Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *