Pasi ai e refuzoi, Ana bën veprimin e papritur ndaj Fationit

Ana dhe Fationi ishin një nga çiftet më të komentuara në “Përputhen”. Atëherë kur u mendua se mes tyre mund të kishte diçka, ndodhi krejtësisht e kundërta.
Një vajzë e re, Melisa, me të ardhur në studio “e hodhi grepin” dhe kapi Fationin. Dy takimet e tyre thanë shumë për lidhjen Ana-Fation.

Ky i fundit u shpreh se kurrë nuk i ka thënë se është në studio vetëm për të. Le të kujtojmë çfarë ndodhi si fillim në takimin sqarues.

Ana: Do të ndryshoja për ty ti për më dhënë kohën e mjaftueshme, prite vajzat e reja. Me Fjorelën je llastuar, ke bërë gjeste që mua nuk më kanë pëlqyer. Për Anën e dytë nuk çfarë të them sepse nuk të dha mundësinë të llastoheshe. E ke thënë shumë shpesh që ne nuk jemi asgjë.

Fatjoni: Unë vlerësimin ndaj teje se kam mohuar shumë. Kemi një lloj kimie. Thjesht është ajo pjesa që jam tërhequr nga ty dhe kjo ka ndikuar. Unë nuk kam të thënë që mos dil me djemtë, nuk kemi ardhur për shokë. Ti mund të dalësh.

Ana: Një mashkull që ka burrni, një femër që bën një deklaratë për ty, ti duhet t’i japësh një kohë të caktuar. Akoma pa u bë takimi im unë jam shprehur që jam për vajzat e reja.

Fatjoni: E kam thënë që në fillim të emisionit që me Anën kam një kimi të paparë. E vetmja gjë që nuk kemi dalë. Unë e kam shprehur që në fillim që me Anën kam një kimi. Unë e kam shprehur që në fillim, kam një tip që është burrneshë, tipi jot më ka bërë për vete, këtë të kam thënë në takimin e dytë. Unë shpreha dëshirën që të vijnë gocat e tjera, ti del në takim tjetër dhe shkove gati për ta puthur, si e pret ti këtë.

Ana: Unë skam asgjë me takimet tuaja, unë e kam me ty si Fatjon, jo me Melisën. Ajo ka të drejtën e të gjithë botës të bëj ty për vete. Në momentin që një mashkull të tërheq një vërejtje, do përpiqet që atë gabim të mos e bëj më. Të kam prerë biletën por vetëm vajtje.

POR, A KA MBARUAR KËTU?

Ana ka postuar ditën e sotme një foto në profilin e saj në Instagram dhe shkrimi me të cilin ajo e shoqëron, nuk ka lënë pa u komentuar, shkruan meganews.al. Të shumtë kanë qenë ata që kanë adresuar komentet se thënia e postuar me foton e saj është një mesazh i koduar për Fationin.

Në foton e postuar Ana shkruan:

“Me mua jePerandor, por pa mua je i GJORË”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *