Tha se kishte punuar në ndërtim/ Atdheut të “Përputhen” i bëjnë të papriturën në doganë, policia i “zbërthen” makinën

Atdheu, është 27-vjeçari nga Gjakova, i cili së fundmi u bë pjesë e Për’puthen, spektaklit, që ka marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve.
Që në prezantimin e tij, i riu tërhoqi vëmendje, pasi tregoi me modesti që kishte punuar në shumë vende të Europës, dhe sipas tij në ndërtim, pasi ‘shef’, nuk mund të bëhej, shtoi ai.

Së fundmi në redaksinë e JOQ, kanë mbërritur disa foto nga dogana e Morinës, ku Atdheu është ndaluar nga policia dhe i është nështruar një kontrolli të imtësishëm.

Dëshmitari, i cili ka dërguar dhe fotot shprehet se i riu gjithmonë ka patur probleme me policinë kufitare në Kosovë.
Megjithatë, djali i Përputhen shihet i qetë duke konsumuar disa patetina, edhe pse policia është duke kontrolluar çdo cep të automjetit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *