Zbulohet partneri i Shkurte Gashit?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë të hënën nënë për herë të parë.Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mal.
Por pavarësisht kureshtjes, ajo arriti që ta mbajë hermetike shtatzëninë e saj, e njëlloj veproi edhe pas lindjes.

Këngëtarja nuk u deklarua publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës, e në pikëpyetje ngeli edhe partneri i saj.

Megjithatë, një postim i bërë së fundmi në InstaStory ka zbuluar se kush është në të vërtetë mashkulli në krahët e këngëtares.
Ka qenë djali i Shyhrete Behlulit, Lum Salihu, ai i cili në një dhuratë të dërguar çiftit pas ardhjes në jetë të djalit, ka rishpërndarë postimin falënderues të bërë nga babai i fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *