Shakohoxha shkarkohet nga Supersport? Thumbon Ilda Bejleri: Kush e hoqi këtë ‘drejtorin’?

Së fundmi në media e rrjete sociale ka qarkulluar një lajm sipas të cilit, drejtoi i “Supersport”, Dritan Shakohoxha është shkarkuar nga ky post. Nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm, po reagimi i Ilda Bejlerit ka marrë të gjithë vëmendjen.

“Uau! Shkarkohet “drejtori i Supersport”. Po këtë “drejtorin” kush e hoqi” shkruan Ilda Bejleri në Instastory.

Ilda u largua nga “Supersport” në vitin 2019 pas një përplasje me Shakohoxhën.

“Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha”, shprehej Ilda asokohe.

Postimi i Ildës, i ruajtur nga newsport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *