SKANDAL , Publikohet kontarata e “perputhen”! (foto)

Pas skandalit të fotografive të dy konkurrentëve të “Përputhen”, është publikuar një pjesë e kontratës së tyre.

Tea doli çift me Andin nga emisioni, por në fakt ajo ishte e lidhur prej kohësh me Beratin, një tjetër konkurrent që u largua në mënyrë të papritur nga programi.

Në sqarimin e tij për publikun, Andi ka thënë se ka qenë i detyruar të dilte çift me Tean dhe nuk ka folur më përpara për shkak të kontratës.

Nga ana tjetër, Bearti e konfirmoi lidhjen e tyre duke thënë se po përjetojnë një dashuri të vërtetë.

Por, së fundmi në rrjete sociale qarkullon një foto e kontratës së konkurrentëve të “Për’puthen”, për të cilën Tea ditën e djeshme tha që nuk do të ishte gjë e keqe të publikohej.

Në një pjesë të kontratës shkruan që mospjesëmarrja në emision pa paralajmërim do të lejojë që produksioni të aplikojë panalitete deri në vlerën e 5000 euro, si pasojë e prishjes së imazhit të këtij emisioni.

Sipas gazetës Express, në foton që qarkullon është vetëm neni 5 i kontratës së këtij emisioni me konkurrentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *