Gent Zenelaj: Ja kushti që i kam vendosur Ermal Mamaqit për të marrë pjesë në filmat e tij

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar në një intervistë të dhënë për emision “Mes Yjesh” në Ora News tregoi për kushtin që i kishte vendosur Ermal Mamaqit për të marrë pjesë në filmat e tij.

Ai u pyet nga moderatorja e “Mes yjesh” Gentiana Pepa, nëse i kishte ardhur një ftesë nga vetë Ermali.

“Ka ardhur, po unë Ermalit i kam vënë një kusht: Do të luajmë të tre aktorët kryesorë. Nëse Ermal Mamaqi bën një film, ku do jemi të tre aktorë kryesore të ish- grupit “TheShblsh” do marr pjesë” -shprehet aktori.

Epo padyshim është një dëshirë shumë e madhe e publikut për t’i parë bashkë sërish.

Ai ka rrëfyer dhe momentin më komik të mikut të tij Agron Llakaj.

“Goni ka një histori shumë të lezetshme, na e tregonte me gallatë. Ishin disa vajza dhe djem në rrugë, dhe më thanë: “A do bëjmë një foto?”Po unë ngaqë isha person publik mendoja se donin të bënin foto me mua dhe u futa mes tyre, por ato donin që unë t’ju bëja atyre foto”- tregoi mes të qeshurave Gentian Zenelaj, për mikun dhe kolegun e tij Agron Llakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *