“Ti biberon, nuk të kuptoj çfarë je”/ Ada acarohet keq me Edin, zbuloni arsyen

Edi ka kërkuar vazhdimisht takime me Adën.

Një herë kërkoi sqarim 4 minutësh dhe më pas kërkoi takim të dytë, ndërsa në përballjen në Për’puthen Prime u ul përballë Adës duke i thënë se qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar.
Ada u nevrikos keq dhe u ngrit nga karrigia dhe më pas e cilësoi si “biberon” dhe i kërkoi që të mos i drejtohej më për asnjë moment.

Ada: Nuk e kuptoj çfarë lloj robi është ky. Ky që na tregonte takimin 4 minutësh, çfarë doje more? Pastaj doje takim të dytë, nuk të kuptoj unë. Ti se di ku je vetë. Mos më qesh se nuk është për të qeshur.

Edi: Kur të më përmendësh në takime…
Ada: Ti më ke përmendur në takime. Ti biberoni më ke përmendur mua në takimin me Alvisën. Kurse unë me Brunon nuk të kam përmendur se nuk ekziston. Çfarë do o vëlla?

Edi: Të lutem se po më pengon…
Ada: Mos mu lut fare! Ky qenka shumë fëmijë. Dije se deri tani të kam respektuar. Mua mos mu drejto më fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *