Lutfi Haziri dhe Mirvete Bajrami apo ndryshe e njohur si ‘Mika’ ka vite që janë bashkë, ata madje janë të martuar e prindër të katër fëmijëve.
Ndryshe, Lutfiu është i pari i komunës së Gjilanit, kurse bashkëshortja e tij Mirvetja dikur ishte këngëtare mjaft aktive në skenën muzikore, e tash ka vite që nuk ka lansuar ndonjë projekt, shkruan “Kosovarja”.
Mika shpesh përflitet për pamjen e saj të jashtme se si nuk e ka ndie pleqërinë, se si ka ndryshuar e gjëra të tilla.
Por, duke nxjerrë imazhe nga arkivi i saj i dikurshëm si këngëtare, vërehet se Mirvetja nuk i ka rezistuar epokës së operacioneve.
Ndryshimi i saj është aq i madh, sa me siguri edhe Luta e ka pas të vështirë të pajtohet me pamjen e saj të re.
Por, tani ai është mësuar me bashkëshorten e tij të bukur, e përveç saj as vajzat e tij nuk kanë lënë pa kryer botox.
Kjo është pra bota moderne, mësohesh se ç’ke me të./Kosovarja/.