David Beckham ka kujtuar me nostlagji momentin kur takoi për herë të parë bashkëshorten e tij, Victoria Beckham në një ndeshje futbolli në vitin 1997.Duke folur në emisionin “Tonight” të Jimmy Fallon, 44 vjeçari zbuloi se Victoria ishte këngëtarja e tij e preferuar e grupit “Spice Girl” ndaj ai e kishte të pamundur të harronte emocionet e asaj dite.
Ish-mesfushori i Manchester United, shtoi se madje ka ruajtur nga takimi i tyre i parë, edhe një biletë treni në të cilën Victoria i shkroi numrin e saj.
“Ajo kishte pirë disa gota, kështu që unë vendosa ‘Pse jo?’ ‘Do të përpiqem t’i marr numrin”. Ne biseduam për rreth një orë. Dhe ajo në të vërtetë do të merrte trenin atë ditë, kështu që shkroi numrin e telefonit në biletën e saj të trenit, të cilën unë e ruaj ende”, u shpreh ai.Sot pas 23 vitesh, sipas Beckham, çifti janë ende bashkë dhe të dashurar si ditën e parë të njohjes./Opinion.al